Loading...

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas një fëmijë 4 vjeç. shoferi largohet me shpejtësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka shtypur një fëmijë 4-vjeç.

Fëmija dyshohet se i ka ikur të ëmës nga duart dhe më pas është shtypur nga automjeti.

Fëmija është transportuar për në spital, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po heton mbi ngjarjen.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Unazën e qytetit bregdetar. Mësohet se ky është aksidenti i tretë. Para këtyre kanë ndodhur dy aksidente me vdekje vetëm 100 metra me tutje.

Mësohet se rruga nuk ka asnjë shenjë rrugore, as tabela as pengesa për shpejtësinë e makinave.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com