Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se në makinë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, kur ky i fundit u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në Maqedoni, ishte edhe Klodian Zoto. Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.
“Nëse Klodian Zoto ka qenë në makinë me mua në aksident (apo ndonjëherë në makinë me mua), unë jap dorëheqjen. Nëse jo, ti Luli e jep dorëheqjen?” , thekson Ahmetaj.