Një dokumentar rreth një refugjati sirian i cili jeton në Gjermani me asistencë shtetërore, së bashku me dy bashkëshortet dhe gjashtë fëmijët e tij, ka zemëruar mbarë vendin, pasi poligamia është e ndalur me ligj.
Ai ka edhe një grua të tretë, të cilën planifikon ta marrë shpjet në Gjermani.
Dokumentari i “Spiegel” u transmetua gjatë fundjavës, duke treguar historinë e 32-vjeçarit Ahmed A. i cili u largua nga lufta në Alepo të Sirisë, në vitin 2015.
Pasi u arratis bashke me familjen e tij të madhe, ai gjeti një strehë të sigurt në Schlesëig-Holstein, në Gjermaninë veriore.
Siriani me dy gra jeton në një shtëpi dykatëshe të siguruar nga bashkësia.
Pavarësisht se poligamia është paligjshme në Gjermani, Ahmedi mori edhe gruan e dytë në shtëpi, pasi ajo është nëna e katër fëmijëve të tij.
Ahmedi gjithashtu ka një grua të tretë në Siri, por u tha gazetarëve me shaka se shtëpia duhet të ishte më e madhe që të marrë edhe atë me vete.
Madje Ahmedi ka deklaruar se qëllimi i tij është të ketë katër gra dhe dhjetë fëmijë.