Ka mbërritur në orën 11 të paradites së sotme në Portin e Vlorës me plot 90 pasagjerë në bord, por një traget nga Brindisi ende nuk është ankoruar.
Mjeti lundrues dhe pasagjerët duket se kanë mbetur në mes detit për shkak të erërave të fuqishme.
Trageti ka tentuar 3 herë të ankorohej, por në të gjitha përpjekjet përplaset me kalatën e portit.
Erërat e forta që kanë shkaktuar dallgë të mëdha, duke e bërë të pamundur ankorimin e tij.
Ndërkohë, anijet e peshkimit nuk janë lejuar nga kapiteneria të dalin në det.
Por moti i keq ka sjellë probleme në portet e vendit, pasi edhe në Durrës, Autoriteti portual ka ndërprerë nisjen e anijeve si për mallra, ashtu edhe pasagjerë.