Loading...

71 të vdekur nga rrëzimi i avionit, çifti i mbijeton tragjedisë falë një… ‘mrekullie’

Në aksidentin ajror në Rusi humbën jetën 71 persona, por një çifti i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes.

Ata kanë ndryshuar biletën në momentin e fundit duke e shtyrë udhëtimin për një javën tjetër, sepse makina që kishin planifikuar të blinin nuk ishte gati.

Maxim Kolomeytsev, i cili mbushi 35 vjeç të dielën, do të fluturonte me avionin që u rrëzua së bashku me të dashurën e tij 25-vjeçare, Nazezha, në mënyrë që ta kalonin ditëlindjen e tij me familjen në qytetin e Orskut, raporton “East 2 West”.

Biznesmeni me fat kishte planifikuar gjithashtu t’i bënte vetes si dhuratë një automjet të ri, nga një ofertues në qytetin e tij të lindjes, por tregtari e kishte telefonuar se makina nuk mund të ishte gati në kohën e parashikuar.

“Kur mësova se makinën nuk do ta kisha gati, atëherë zgjodha të shtyja udhëtimin me një javë”, tha Maxim. Ndryshimi i biletave, sigurisht që u kushtoi rreth 170 dollarë, por më mirë kaq sesa jetën. “Të paktën jemi ende gjallë”, tha Maxim Kolomeytsev.

Avioni i pasagjerëve që i përkiste kompanisë “Saratov Airlines” u përplas vetëm 5 minuta pasi ishte ngritur në fluturim për në Orsk nga Aeroporti “Domodedovo” i Moskës, duke vrarë të 71 personat në bord.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com