Burime shumë të besuara pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme thanë për “Koha Jone” se ndëshkimi i krimit të organizuar do jetë prioritet këtë 6-mujor të këtij viti, por pa harruar edhe luftën ndaj korrupsionit. Megjithatë prioritet maksimal këto muaj do jetë arrestimi dhe nxjerrja para drejtësisë e grupeve kriminale të rrezikshme. Por në disa raste ka përgjime dhe fakte se një pjesë politikanësh janë përgjuar në biseda telefonike apo në takime me këto elementë kriminalë, çka do të çojë në hetime të këtyre emrave VIP nga politika. Dhe priten surpriza, thonë të njëjtat burime. Nuk specifikuan emra konkretë, për arësye hetimi, por me një garanci gati absolute pohuan se do ketë supriza nga lidhje e botës së krimit me politikën. Në qershor këto dosje të stërmbushura do t’ia kalojnë BKH dhe SPAK-ut.
Akuza e opozitës ndaj kryeministrit Rama se po mbyll dosjen e ish-ministrit Tahiri si dhe po bën çdo tentativë për të shpëtuar disa ish-ministra apo ministra nga hetimi e arrestimi, e komplikon shumë besueshmërinë e këtyre arrestimeve. Por të njëjtat burime thanë për “Koha Jone” se “por kur të dalin përgjigjet e disa opozitarëve, çfarë do të flasin?!”.
Në qershor mendohet se do jetë ngritur edhe SPAK-u dhe BKH, organe të cilat do kenë shumë punë gjatë sezonit veror. Nga qershori deri në dhjetor të këtij viti mendohet nga burimet në fjalë se do jetë mbyllur “plani i arrestimeve” për këto pesë vite!
Në dhjetor edhe FBI do shkojë për pushime në SHBA!