Mbrëmjen e së enjtes, pas orës 22.00, një çift të rinjsh grekë, është sulmuar nga një grup, të identifikuar si shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Apostolou Pavlou Filopappoush. Çifti i të rinjve grekë të moshës 19-vjeç, ishin duke lëvizur rreth zonës kur u përballën me pesë shqiptarët, bën publike gazeta Protothema.
Shqiptarët u janë afruar të rinjve dhe nën kërcënimin e thikave që kishin me vete u kërkuan atyre t’u jepnin gjithçka personale që kishin me vete. Një nga shqiptarët, sipas viktimave, ishte veçanërisht agresiv.
Pasi i grabitën shqiptarët u larguan në errësirë.
Çifti njoftoi menjëherë policinë, dha përshkrimet e tyre dhe pak orë më pas u bë arrestimi i katër prej tyre, të cilët janë të moshës 19, 20, 18 vjeçarë.