U njohën në rrjetet sociale, por lidhja me shqiptarin është kthyer në një mankth të vërtetë për një të re italiane.
Ajo u përdhunua nga 27-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij, në makinë, pavarësisht thirrjeve të dëshpëruara për ndihmë.
Ngjarja e rëndë e vitit 2014 është rikthyer sërish në gjykatën e Riminit në Itali ndërkohë qe dy shqiptarët akuzohen për dhunë seksuale në grup
Seanca e radhës u zhvillua mëngjesin e djeshëm, gjatë të cilës 20 vjeçarja italiane rrëfeu se pas njohjes në Facebok, shqiptari nisi t’i kërkonte foto pornografike.
Edhe pse vendosi të shkëpusë lidhjet, ajo ka shtuar se ai i pëlqente dhe se kishte vendosur ta takonte për herë të fundit.
Mbrëmjen e takimit, shqiptari e mori me makinë, por sapo hipi në mjet, vajza vuri re se aty ishte një tjetër person, i cili u prezantua thjesht si “mik”.
Shqiptari ndaloi në një parking në periferi të Riminit dhe djali i dytë zbriti nga mjeti.
Mësohet se dy ish të dashurit iu dhanë edhe një herë njeri-tjetrit, por disa momente më pas, shfaqet “miku”.
Ai hapi derën dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me të dy.
Vajza është përdhunuar mes dhunës e klithmave, por më e keqja nuk kishte mbaruar ende.
Pas përdhunimit, shqiptari e kontaktoi sërish për ti thënë se e kishte filmuar skenën, dhe nëse ajo nuk pranonte të tjera marrëdhënie seksuale, pamjet do ti publikonte në internet.