Loading...

14 shkurti, mbill pemën tënde në Kopshtin e të Dashuruarve

Je i dashuruar dhe do të përjetësosh këtë ndjenjë? Tashmë e ke një mundësi nëpërmjet nismës më të re të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës.

Çdo i dashuruar mund të mbjellë një pemë në 14 shkurt, në “Kopshtin e të Dashuruarve”.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e mundëson këtë me nismën “Mbill pemën tënde të dashurisë”. Të gjithë çiftet mund të kenë një kujtim ndryshe nga dhuratat tradicionale, “dhuratën e një dashurie që rritet”.

Mbjellja e një peme do t’i japë jetë dashurisë suaj, por edhe më shumë gjelbërim edhe oksigjen gjithë qytetit tonë.

Çdo i dashuruar mund të zgjedhë llojin e pemës që do të mbjellë dhe me mbështetjen e bashkisë mund ta mbjellë atë për t’i dhënë kështu jetë edhe ndjenjës së tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com