Kompania ‘Amazon’ ka hapur më në fund dyert e kampusit të saj, që ka kushtuar plot 4 miliardë dollarë.
Kampusi është i vendosur në Siatëll dhe është një xhungël në mes të qytetit.
Zyrat e reja janë prezantuar nga drejtori i përgjithshëm, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë.
Bëhet fjalë për tre sfera gjigante, që thuhet se janë ndërtuar me ndihmën e Alexa-s, asistentit inteligjent.
Brenda në sfera ka një bimësi që ka ardhur nga Amerika e Jugut, por edhe ujëvara të vogla.
Këtu do punojnë 800 punonjës të Amazon.