Ish-agjentët e CIA-s kanë bërë të mundur zbulimin e një prej nëndetëseve të mafiozëve më të mëdhenj të historisë.
Bëhet fjala për një nga nëndetëset që përdoreshin për të transportuar kokainën nga Kolumbia për në Porto Riko e më pas për në SHBA.
Nëse nëndetësja konfirmohet që është ajo mund të përmbajë të dhëna për të zbuluar pasurinë e fshehur të Escobar, e cila kap vlerën e 50 miliardë dollarëve.
Lordi i drogës ka qenë kryetari i kartelit Medellin, një prej më të fuqishmëve në Kolumbi.