Loading...

Zbulohet çfarë ndodhi mes Xhafës e Çakos: Ja cfare folen kur u thirr në zyrë

Zbulohet prapaskenat e shkarkimit te kreut te Policise se Shtetit Haki Cako. Gazetarja Klodiana Lala teksa ka numëruar shumë arsye përse Çako duhet të ishte shkarkuar nga ajo detyrë shumë kohë më parë, tha se para se të dilte lajmi në media, u thirr në zyrë nga Xhafa dhe kane biseduar koke me koke.

“Haki Çako thjesht ka patur titullin se në asnjë moment se ushtroi atë funksion, ishte kryepolic që nuk reagoi kur ndodhën ngjarje të rënda kriminale, kishte përgjime …emëroi dhe shkarkoi këdo që iu diktua pavarësisht mënyrës, do duhet të ishte larguar shumë kohë më parë kur u përfshi në skandalin e përgjimeve …të 12 drejtorët që kishte në varësi direkte sipas raporteve të SHISH ishin të përfshirë në grupet e trafikut, u bindej në mënyrë të verbër urdhrave të Saimir Tahirit, pra në një farë mënyre ishte kryepolic në hije. S’kam fakte nëse Cako ishte vetë i përfshirë në trafikun e drogës. Nuk zgjodhi të ikte me nder sipas meje, të largohej”.

“Para se lajmi të bëhej publik, është thirrur në zyrë nga Xhafa dhe kanë qëndruar koke me koke per 30 minuta. Njerëz shumë pranë ministrit të Brendshëm më kanë thënë që Cako e priste shkarkimin dhe nuk është surprizuar. Kishte arritur një pikë që marrëdhëniet e tyre të ishin zero, ndryshe nga Tahiri kur komunikonte në telefon, Xhafa me Cakon flisnin vetëm me shkresa zyrtare”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com