Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një intervistë për emisionin “Kapital” ka folur edhe për të ashtuquajturin operacion të famshëm, që do të niste brenda muajit Janar për “arrestimin e peshqve të mëdhenj”, siç edhe kishte paralajmëruar edhe ambasadori amerikan Donald Lu.
Pardje nëpërmjet një interviste në një të përditshme shqiptare, ambasadori deklaroi se i “lutet” përditë qeverisë Rama, që të nisë arrestimin e peshqve të mëdhenj. Dhe përgjigjen e ka marrë mbrëmë, nga ministri Xhafaj:
“Në muajin shkurt do të vijnë rezultate e para të vetting-ut. Pa dyshim që do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj”.