Çdo dashuri është e veçantë, por disa të lënë pa frymë, siç është ajo që ndahet mes Steve dhe Hope Dezember. Që nga takimi i tyre i parë në vitin 2011,
Steve dhe Hope e dinin se ishin bërë për njëri-tjetrin. Ai kishte përgatitur një darkë me qirinj të ndezur me muzikë romantike në sfond. Hope përfundoi duke u dashuruar me të.
Atë mbrëmje, kur ai u përpoq të hapte shishen e verës, ajo vuri re se duart e tij po dridheshin aq shumë sa që shishja ra në tokë.
Steve kishte patur episodë të ngjashme përpara dhe vendosi të shkonte tek mjeku. Diagnoza ishte e tmerrshme, skleroza laterale amiotrofike. Sëmundja e Lou Gehrigit është një sëmundje shkatërruese që ndikon në funksionalitetin e trupit. Nuk ka shërim dhe jetëgjatësia e jetës është 2 deri në 5 vjet pas diagnozës.
Në moshën 28-vjeçare, e ardhmja e Steve nuk ishte më e ndritshme. Dy ditë pas diagnozës, Steve i rrëfeu gjithçka Hope, ai i tha asaj të mos ndihej e detyruar të qëndronte me të, sepse do ta kuptonte.
“Nuk do shkoj askund”, i tha ajo. Dy muaj më vonë ata u martuan. Meqë e dinin se nuk do të ishin së bashku për një kohë të gjatë, të dy të dashuruarit vendosën të shfrytëzojnë shumicën e kohës në dispozicion, duke nisur një udhëtim të gjatë nëpër Shtetet e Bashkuara, për të ndërtuar një seri kujtimesh të ëmbla që Hope do t’i mbante mend përgjithmonë.
Shëndeti i Steve u përkeqësua shpejt. Në janar 2013 ai humbi aftësinë për të folur, duke filluar të humbiste peshën. Këmbët e tij u paralizuan dhe ai u detyrua të përdorte një karrige me rrota.
Për Hope ishte shkatërruese ta shihte burrin e saj në ato kushte, por ajo kurrë nuk e braktisi atë.
Çifti u kthye në shtëpinë e tyre në Georgia dhe Hope la punën e saj si terapiste për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u kujdesur për Steve gjatë gjithë ditës.
Trupi i tij përkeqësohej ditë pas dite, por mendja dhe zemra nuk ndoqën të njëjtin kurs.
Falë një kompjuteri ai ende mund të komunikonte.
Së bashku ata krijuan një projekt, Drive, për t’i mundësuar Steve-t të vazhdonte të pikturonte.
Steve luftoi kundër ALS për 6 vite, kundër të gjitha shanseve.
Ai dhe Hope nuk e dinë sa kohë kanë ende së bashku, por jetojnë çdo moment duke e dashur dhe mbështetur njëri-tjetrin, duke ditur se çdo ditë mund të jetë e fundit dhe luten për t’u gjetur një kurë.
Një histori vërtet prekëse!
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=lEazuf-pc-4]