Autoritetet ne Britanine e Madhe kane ekstraduar një shqiptar me iniciale, S.K me kërkesë të Policisë së Kosovës, pasi në vitin 2013 ai akuzohet se ka vrarë motrën e tij në mes të Prizrenit.
Ndërkohë, policia ësh t ëduke kërkuar edhe një tjetër person, i cili dyshohet se është i lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Prizren.
Hazir Berisha, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit tha të enjten se me datë 4 qershor 2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Bazhdarhane të Prizrenit kishte ndodhur një vrasje e rëndë. “Një qytetar i Shqipërisë vrau motrën e tij dhe kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur”.