Ka marrë një rrjedhë tjetër ngjarja e rëndë në Vlorë ku nënë e bir u dogjën se gjalli në banesën e tyre.
Pak orë nga ngjarja, policia ka hedhur dyshimet për një vrasje të mundshme për shkak se në trupat e tyre janë gjetur shenja dhune.
Policia ka shoqëruar kunatën e viktimës dhe vajzat e saj në polici.
Ndërkohë është zbuluar dhe një konflikt të vjetër mes tyre për një sasi lekësh të vjedhur nga bashkëshorti i kunatës që aktualisht ndodhet në burg.
Ekspertiza ka zbuluar se 43-vjeçari nuk ka vdekur nga zjarri por nga shembja në kokë para ngjarjes. Ndërsa 73-vjeçarja ka pasur shenjë në qafë.
Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë Selkie dhe Novruz Hoxhallari.
Informacion plotësues nga policia:
Lidhur me informacionin paraprak ku në lagjen ”1 Maji”, në një banesë u gjetën të pa jetë e të djegur dy shtetas, bëjmë me dije se:
Në vijim të veprimeve hetimore si dhe të ekspertizës mjeko-ligjore, nga kqyrja e dy trupave ka rezultuar se trupat e shtetasve S.H., dhe O.H., kanë dëmtime fizike.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje