Loading...

Vrau ish-mikun pasi u kthyen në Vlorë, cili ishte sekreti që mori në varr autori?

Fshati Gjorm në Vlorë u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku mbetën të vdekur dy persona.
Mariglen Memaj dhe Artion Shenaj ishin dikur miq, përveçse komshij, dhe kishin emigruar së bashku por nuk dihet se çfarë e ka shkatërruar miqësinë e tyre.

35-vjeçari Memaj i cili mbeti viktimë e sherrit, ishte duke pirë kafe mbrëmjen e djeshme në një nga baret e fshatit kur ish-miku i tij shkoi dhe i drejtoi një breshëri plumbash.

Autori Artjon Shenaj, 33 vjeç, ishte kthyer vetëm pak kohë më parë nga Franca, ku kishte qenë i dënuar për vjedhje. Pas kthimit në fshat, i riu kishte shfaqur shenja të një rëndese psikologjike, çka i ka detyruar familjarët të kërkojnë ndihmë nga një yshtare.

Balkanweb shkruan se ditën e djeshme autori ishte thirrur në Prokurorinë e Vlorës për të dëshmuar. Pas kthimit në fshat ai ka kërkuar të takojë fqinjin e tij, tek i cili mund të ketë dyshuar se e kishte spiunuar për ngjarje të së kaluarës. Ai e ka gjetur në mbrëmje tek bari i fshatit dhe e ka vrarë me një breshëri plumbash.

Më pas 33-vjeçari ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij dhe ka vrarë veten. Mbetet ende mister shkaku pse Shenaj vrau ish-mikun e tij me të cilin ishte rritur.

Familjet e autorit dhe viktimës jetojnë shumë pranë njëra-tjetrës, dhe mes tyre ka mbetur një konflikt i hapur për shkak të kësaj vrasje.

Ditën e sotme pranë banesave të familjeve që kishin hapur dyert e mortit qëndronte një fuoristradë policie, për të shmangur një konflikt të mundshëm apo një hakmarrje mes tyre.

Viktima Mariglen Memaj ka lënë pas dy fëmijë, një djalë e një vajzë, ndërsa Artioni nënën dhe vëllanë e tij.

Të dy ata kanë qenë ish-të dënuar në Itali dhe Francë por ishin kthyer së fundmi në vendlindjen e tyre ku kanë gjetur dhe vdekjen ditën e djeshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com