Loading...

Vrasja e 16-vjeçarit në Kurbin, ja cfarë kanë pranuar 3 të arrestuarit

Tre kushurinjtë me mbiemër Lika nga Kurbini kanë pranuar se kanë qëlluar me armë natën e ndërrimit të viteve, natën e kobshme ku gjeti vdekjen nga plumbi qorr 16-vjeçari Klajdi Gjeta.

Më 2 janar 2018, Policia e Kurbinit ka arrestuar tre persona të cilët kishin kishin qëlluar me armë në lagjen ku vdiç 16 vjeçari K.GJ dje në Laç. Tre të arrestuarit lëviznin me një mjet tip benz pa targa si dhe kanë postuar në rrjetet sociale një video teksa qëllonin me armë. Policia ka sekuestrua 19 gëzhoja dhe 1 fishek.Dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën dhe se vdekja e 16 vjeçarit mund të ketë ardhur nga plumat e qëlluar nga të rinjtë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve, si dhe shpallja në kërkim e një tjetri dhe konkretisht :

Alban Lika, 25vjeç, banues në Kurbin. Ernis Lika, 20vjeç, banues në Kurbin. Arber Lika,18vjeç, banues në Kurbin. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 01.01.2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri. Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e automjetit, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor
e shtetasit : Gj.S., 23 vjeç, banues në Kurbin.

Shtetasi i lartpërmendur u shpall në kërkim nga Policia, pasi më datë 01.01.2018, rreth orës 00.25, duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit dhe më pas ka braktisur mjetin në një lavazh, dhe është larguar.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 fishekë luftarakë dhe një gëzhojë model 56 kalibri 7.62 mm.Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “ dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com