Loading...

Vlorë:Policia ka kapur e ndaluar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale

Policia ka kapur e ndaluar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale !

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Prodhim shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, shtetasit :

David Luca, 24 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol

Ervin Sinomati, 26 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë

Të dy shtetasit e lartpërmendur në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur ”Qaf Muzinë”, janë kapur në flagrancë nga policia, në mjetin tip ”Volkswagen”, ku në brëndësi të tapicerisë u është konstatuar një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 6 kg.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip ”Volkswagen”, si edhe 3 aparate celular.
_________________
Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale ”Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasin :

Stavros Zoto, 44 vjeç, banues në Dhrovian, Finiq.
________________
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin :

Adriatik.B., 48 vjeç, banues në Ksamil

Ky shtetas në afërsi të fshatit Berdenesh, u kap duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, nën efektin e pijeve alkoolike mbi masën e lejuar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com