Policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale !
Policia ka arrestuar për veprën penale ”Vjedhja”, shtetasin:
I.Baba, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas më datë 06.01.2018, në lagjen ”29 Nëntori”, është kapur në flagrancë, duke vjedhur dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit H.D., ku i ka marrë disa artikuj ushqimor.
Ibrahim.L., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i mësipërm është konstatuar në rrugën ”Hysen Çino”, duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse.
Mikel.S., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i lartëpërmendur në rrugën ”At Kristo Negovani”, duke drejtuar mjetin tip ”Benz” nuk i është bindur urdhërit të patrullës së Policisë Rrugore për të ndaluar. Shtetasi i lartëpërmendur ka goditur çiklomotorin e drejtuar prej shtetasit Kastriot.M.
Policia ka arrestuar edhe vetë shtetasin Kastriot.M, pasi rezultoi se drejtonte çiklomotorin i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme proceduriale.