Nënë e bir, Salke dhe Olsi Hoxhallarit, të vrarë pak ditë më parë në Vlorë në mënyrë makabër, dyshohet të jenë ekzekutuar nga një person i afërt me familjen.
Ndërsa dy viktimave u janë bërë nderimet e fundit, autori vazhdon të mbetet ende enigmë. Policia e Vlorës bën të ditur se po mban të shoqëruar pesë persona, që kanë lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa një i gjashtë është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor beson se 72-vjeçarja dhe djali i saj, 41 vjeç, janë goditur me mjete të forta dhe më pas i është vënë zjarri banesës për të humbur gjurmët.
Ndërsa fakti që në dhomë është gjetur e paprekur një shumë prej 3 mijë eurosh, përjashton faktin e vrasjes me qëllim grabitjen.
Loading...