Policia ka arrestuar shtetasin :
Elton Zotaj, 37 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen ”Lef Sallata”, ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin M.M., 63 vjeç.
Polcia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera shtetasin M.M.
Materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal .