Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas:
•Aleksandër Rakipaj, 30 vjeç, banues në Vlorë,
•Maringlen Musta, 26 vjeç, banues në Lubonjë,Selenicë.
Arrestimi i tyre është kryer pasi në lagjen “24 Maji”, shtetasit M.Musta i është konstatuar nga Policia, në zgavrën e biçikletës së tij, 2.20 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, kurse shtetasit A.Rakipaj, i janë gjetur në banesë 292 fishekë luftarak model 56.
_______________
Ndërkohë në lagjen “ Osman Haxhiu”, brenda një automjeti tip “Benz”, pa targa është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike kanabis prej 60 kg.
Po vijon puna për dokumentimin ligjor të kësaj vepre penale.
Materialet hetimore, për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.