Në kuadër të organizimeve për këtë vit jubilar, në Shqipëri do të shkelin 150 arbëreshë që nuk e kanë vizituar më parë vendin, me ftesë të shtetit shqiptar.
Në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, heroit që jeton në këngët popullore të arbëreshëve mërgimtarë, të larguar nga Shqipëria pas vdekjes së tij, ardhja e arbëreshëve shënon një moment të veçantë.
E me sa duket kjo nuk do të jetë një vizitë e zakonshme, sepse për herë të parë gjithashtu, arbëreshët ftohen jo si vizitorë pasivë, por me një program dinamik performancash.