Një nënë e moshës 32 vjeçare ka ndërruar jetë sot si pasojë e një sëmundjeje te rëndë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korinth të Greqisë. Viktima thuhet se eshte fierakja Silvana Mahmutaj, nënë e një vajzë 12 vjeç.
Krahas dhimbjes për humbjen, vajza 12 vjeçare dhe bashkëshorti i saj për t’i dhënë lamtumirën të shtrenjtës së tyre duhet të kalojnë ilegalisht kufirin përmes maleve.
Kjo pasi, dokumentat e tyre nuk vlejnë për jashtë Greqisë ndërkohë që trupi i së ndjerës do sillet në vendlindje.