Të bësh një tatuazh është gjithnjë një dilemë e madhe, sepse ke frikë që me kalimin e kohës ai tatuazh nuk do të personifikojë më atë për çfarë e ke bërë.
Megjithatë një vajzë britanike nuk e ka menduar dy herë për të bërë tatuazhin e saj të çuditshëm sipër vetullës së djathtë.
Kate Bullen ka shkruar me gërma të mëdha:
Vegan.”
Ndërkohë që ka bërë këtë tatuazh Kate ka shkruar:
Tani nuk kam nevojë që t’i them të gjithëve çdo 5 minuta që janë vegane.”
Por, në profilin e saj, vajza vegane ka shprehjen e fashme: Eat pussy, not animals!
Në mënyrë të pashmangshme, tatuazhi i Kate mori shumë reagime të ashpra pasi i ndau imazhet në Twitter.
Komentuesit shfaqnin pakënaqësi dhe madje ironizonin tatuazhin e Kate që të tregojë hapur zgjedhjen e saj të ushqimeve, logjika është e thjeshtë, po ata që konsumojnë mishin apo ushqime tjera çfarë duhet të shkruajnë?!
A është nevoja që ta shfaqësh në të tillë formë zgjedhjen tënde të të ushqyerit, kujt intereson fundja…
Por, Kate ka thënë për “LADbible”:
Zgjodha ta bëjë këtë tatuazh, sepse jam tepër e pasionuar pas veganizmit dhe e di që do të jem vegane për gjithë jetën.”
Kate shtoi se ajo vendosi të bëhej vegane disa vjet më parë për shkak të mirëqenies së kafshëve dhe çështjeve mjedisore.