Ujin shpesh e marrim për të mirëqenë dhe nuk e pijmë kurrë mjaftueshëm.
Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të pijnë të paktën 8 gota ujë në ditë për të qenë të hidratuar, ndonëse organizmi i femrave dhe meshkujve kërkon maksimalisht 11 dhe 15 gota ujë në ditë respektivisht.
Pirja e rregullt e kësaj sasie uji kërkon durim dhe disiplinë, virtyte që jo të gjithë i zotërojnë.
Në mungesë të tyre, mund të mbështetemi tek këto ushqime të shëndetshme, të cilat jo vetëm hidratojnë, por edhe përmirësojnë energjinë, përqendrimin dhe shëndetin e përgjithshëm.
Kastraveci
Kastraveci është një ndër ushqimet më hidratuese në botë.
95 përqind e përmbajtjes së tij përbëhet nga uji dhe një pjesë e mirë e vitaminës K.
Selinoja
95 përqind e selinosë përbëhet nga uji dhe për fat të mirë është një ushqim me pak kalori.
Selinoja është një ushqim freskues dhe shumë hidratues.
Specat
Specat sidomos ato për mbushje janë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C.
Për më tepër, 92 përqind e tyre përbëhet nga uji.
Pjepri
Pjepri përbëhet nga 90 përqind ujë dhe është një nga ushqimet që hidratojnë më shumë.
Pjepri është i pasur me vitaminë A,C shumë nga vitaminat e kompleksit B.
Qitro
Qitro është një frut me shumë vlera të mira shëndetsore dhe ka aftësinë të shuajë oreksin.
Qitro përmban 90 përqind ujë, njësoj si pjepri.
Spinaqi
Spinaqi është një ushqim që i bën shumë mirë organizmit dhe hidratimi është një nga vlerat më të mira të tij.
Spinaqi përmban 91 përqind ujë ndaj është një nga barishtet më të shëndetshme që mund të konsumoni.
Domatja
Spinaqi i lartpërmendur kombinohet mjaft mirë me domaten.
Ajo është një nga ushqimet më hidratuese me një përmbajtje ujore prej 94 përqind.
Për më tepër, domatja përmban edhe sasi domethënëse të biotinës, vitaminave C dhe K.
Rrepkat
Rrepkat krokante dhe pak të athëta përmbajnë shumë ushqyes të rëndësishëm dhe 95 përqind e tyre përbëhet nga uji.
Shalqini
Shalqini është fruti ynë më i preferuar i verës.
91 përqind e strukturës së tij përbëhet nga uji.
Ky frut kaq i shijshëm dhe i lëngshëm përmban edhe doza të shëndetshme të vitaminës A, B6 dhe shumë antioksidantë.