Loading...

Turqia nuk ndalet, Erdogan del me një deklaratë të fortë

Turqia nuk ka në plan të tërhiqet nga territori sirian ku janë vendosur kurdët, afër kufirit të saj, me gjithë pakënaqësitë e Shteteve të Bashkuara që vendi aleat i NATO-s po sulmon mbështetësit e ushtrisë amerikane në Siri.

Mospajtimet mes qeverisë turke dhe kurdëve duket se janë më të forta. Me një ofensivë të nisur që të shtunën e kaluar, më 20 janar, autoritetet turke janë zotuar të vazhdojnë operacionet në Siri, siç janë shprehur, “derisa të gjithë terroristët të eliminohen plotë- sisht”.

Turqia po lufton edhe për kthimin e rreth 3.5 milionë refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre, gjë që do ta bënte territorin në kufi më të sigurt për ta. Deklarata u njoftua nga qeveria e Ankarasë pas një takimi të lartë të sigurisë, të mbajtur në ditën e katërt të operacionit “Dega e Ullirit” në Afrine.

“Operacionet tona do të vazhdojnë derisa organizata terroriste separatiste të jetë plotësisht e pastruar nga rajoni dhe rreth 3.5 milionë sirianë, që tani janë strehuar në Turqi, të jenë në gjendje të kthehen të sigurt në atdheun e tyre”, njoftoi Ibrahim Kalin, zëdhënësi i Presidentit turk, me një deklaratë me shkrim më 23 janar, pas takimit në kompleksin presidencial në Ankara.

Takimi u drejtua nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe në të morën pjesë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe civilë. Turqia aktualisht strehon rreth 3,5 milionë sirianë, të cilët janë larguar nga dhuna në Siri, që nga shpërthimi i luftës civile në fillim të vitit 2011. Kryeministri Binali Yildirim gjithashtu premtoi se operacioni do të vazhdojë “derisa edhe terroristi i fundit të zhduket nga rajon”.

Sipas tij, me çdo mjet, “do ta heqim korridorin e terrorizmit që po përpiqen të ndërtojnë në rajon”. Yildirim i bëri thirrje YPG-së, milicisë kurde në Siri, që anëtarët e saj të hedhin armët dhe të mos shkaktojnë probleme. Zëdhënësi i Presidentit tha se operacioni në Afrine po kryhet me sukses dhe sipas planit, me Ushtrinë e Lirë Siriane (FSA) dhe Forcat e Armatosura Turke (TSK) që po vazhdojnë përparimin në Enklava.

Sipas deklaratës, trupat turke po tregojnë kujdesin maksimal për të dalluar civilët nga terroristët dhe po punojnë gjithashtu për të ofruar asistencën e nevojshme humanitare te vendasit. Ndërsa operacioni hyri në ditën e katërt, dy ushtarë turq janë vranë në dy zona në Afrine, më 22 dhe 23 janar. Presidenti Erdogan, Kryeministri Yildirim, ministrat, zyrtarët e lartë të qeverisë dhe përfaqësuesit e partive opozitare morën pjesë në funeralin e një ushtari në Ankara, më 23 janar, shkruan panorama.

Erdogan dha një deklaratë në funeralin duke premtuar se operacioni do të rezultojë një fitore e qartë. “Ne nuk kemi kohë për të dëgjuar atë që thonë vendet e tjera në lidhje me operacionin tonë. Vendimi për fillimin e operacionit është dhënë nga populli ynë. Nuk do t’i lëmë të qetë disa njerëz të ulët në kufijtë tanë”, tha ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com