Loading...

Tronditet Gjirokastra! Polici qëllon veten me armën e shërbimit, në luftë me jetën

Tronditet Gjirokastra kete te marte. Nje 58-vjeçar, i quajtur Sotiraq Alikaj, efektiv policie ka qëlluar veten me armë zjarri dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë rajonale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në banesën e efektivit në Gjirokastër, në lagjen “18 Shtatori”. Aty, punonjësi i policisë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, është vetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë është shoqëruar për në spitalin rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, njofton policia lokale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shkaku mbetet ende mister, ndërsa dyshohet se arma e përdorur ka qenë ajo e shërbimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com