Maliq Muço lindi në fshatin Tragjas të Vlorës në vitin 1922. Ai ishte nga veprimtarët e parë në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. U veçua si i ri me veprimtari të gjerë kundër pushtuesve fashistë. Duke qenë sekretar i Komitetit Qarkor të Rinisë në Durrës, punoi me ngulm për të gjallëruar veprimtarinë e të rinjve. Ai ishte pjestar i njesiteve guerile të Durrësit dhe mori pjesë në shumë aksione dhe atentate të guximshme. Maliq Muço rreshtohet në grupin e partizaneve të Pezës me detyrë komisar batalioni.
Dhe kjo ushtimë u bë më e fortë, disa muaj pas 8 Nëntorit të lavdishëm, kur Maliqi u bë komunist. Partia i bësoi detyrën e sekretarit të Komitetit Qarkor të Rinisë të Durrësit. Dhe djali trim nga Tragjasi, kurdoherë e pati faqen të bardhë, kurdoherë dilte me nder pas çdo atentati të kryer në një shesh, në një rrugicë, në një kafene…
Atentatet ishin prologu i betejave të ardhshme partizane. Në këtë prolog ka zërin e vet Maliq Muçua. Para “gjysmës së lekut”, një spiuni fashist ai i thotë edhe këto fjalë si “dhuratë”: “Juve, zoti marshall si pushtues, populli ju shpërblen me plumbin ballit”.