Loading...

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pritet që për herë të dytë të jetë objekt i Komisionit të Disiplinës

Sul Starova e tepron ne ndeshjen me Flamurtarin, pritet dënimi i tij

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pritet që për herë të dytë të jetë objekt i Komisionit të Disiplinës, për shkak të sjelljes së tij ndaj zyrtarëve të ndeshjes në Vlorë. Mbetet për të parë se cilin nen do të aplikojë Disiplina, pasi në Kodin e Disiplinës Sportive, ekzistojnë dy nene për problematika të tilla.

Neni 49 Sjellja e keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes 2

Kur personi që ushtron sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes është trajner ose zyrtar i personit juridik, shoqatës, ose klubit ku bën pjesë ekipi përkatës, atëherë trajneri ose zyrtari dënohen si më poshtë: a) të paktën 8 (tetë) ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes

Neni 56

Sjellja ofenduese dhe “fair play” 1.

Kushdo që ofendon një person në çfarëdo lloj mënyre,sidomos duke përdorur gjeste dhe gjuhë ofenduese ose nëse shkel parimet e “fair play”-it, ose kryen sjellje josportive në çfarëdolloj mënyre, mund të dënohet me përjashtim nga veprimtaritë, nga garat dhe/ose kampionatet kombëtare.
Në raste të veçanta dënohet si më poshtë: a) trajneri ose lojtari, i cili proteston ndaj vendimeve të arbitrit me gjeste ose fjalë ofenduese, dënohet me gjobë me vlerë 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe pezullohet nga ndeshjet për 2 (dy) ndeshje;Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com