E mbani mend Sotir Ninin? Futbollistin e famshëm nga Himara që zgjodhi të luante me Kombëtaren e Greqisë duke refuzuar ekipin kuqezi të vendlindjes?
Tani historia duket se po përsëritet sërish, kësaj me Enea Mihajn.
Mbrojtësi 19-vjeçar aktualisht është pjesë e Shqipërisë U-21, por me ai ka marrë një vendim të papritur duke braktisur njëherë e përgjithmonë ekipin kombëtar shqiptar.
Ai luan titullar fiks te Panetolikosi në Superligën greke dhe shihet si një lojtar me të ardhme.
Vendimit të tij po i bëjnë jehonë edhe mdiat greke të cilat shkruajnë se Mihaj ka vendosur të braktisë kombëtaren U-21 të Shqipërisë, pasi dëshiron të luajë për Greqinë.
Sipas gazetave greke, Mihaj ua ka shprehur dëshirën shokëve të skuadrës dhe tashmmë ai i përket Kombëtares greke.