Loading...

Tmerrohet 19 vjeçarja:26-vjeçari i shkon në shtëpi dhe qëllon me armë

Njohja apo fillimi i një dashurie nëpërmjet rrjeteve sociale është përhapur edhe më shumë në ditët e sotme. Facebook apo Instagram janë dy rrjete ku të rinjtë, por jo vetëm, lidhin fatin e tyre me njëri-tjetrin.

Për disa persona njohja në rrjetet sociale mund të rezultojë e suksesshme, por në disa raste nuk ka ndodhur e tillë. Madje, pasojat mund të jenë shpesh të rënda.

Kështu ka ndodhur edhe në Durrës mes dy të rinjve, një 26-vjeçari nga fshati Koçuk dhe një 19-vjeçareje nga fshati Kullë.

Të dy të rinjtë nisën të lidheshin nëpërmjet rrjeteve sociale duke komunikuar me njëri-tjetrin.

Mirëpo, kjo lidhje shkoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Kjo pasi 26 vjeçari me iniciale I.A. i ka mësuar se ku e ka shtëpinë 19 vjeçarja me iniciale A.V dhe ka shkuar duke e kanosur me armë zjarri.

Pasi, vajza ka refuzuar të dalë nga shtëpia, 26 vjeçari ka qëlluar me armë në ajër.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com