Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në Gjirokastër.
Ai u gjet mëngjesin e ditës së djeshme në oborrin e shtëpisë, i vetëvrarë me armë zjarri.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se dje rreth orës 06:30 në fshatin Fushëbardhë është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R.O i cili dyshohet se vuante nga skleroza.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 06.01.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Fushëbardhë, në oborrin e banesës, është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu teke, shtetasi R.O., vjeç 77, i cili vuante nga skleroza. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut teke e markës “CBS”, me nr. 1580252, kalibër 12 mm, një gëzhojë markës “Moden Nobël Sport 12” dhe leja e armës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.