Një foshnje 4 muajsh eshte ne gjendje te rende pasi ka marre demtime ne koke nga djegia ne soben e zjarrit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne nje familje në Maliq et Korces.
Policia njoftoi se i mituri me inicialet K.Z, pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe më pas është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 08.01.2018, në fshatin Kreshpanj-Maliq, në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë shtetasi i mitur K.Z, 4 muajsh. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”