Vrasja e Ariela Muratit, në mes të Tiranës, ka prekur e tronditur të gjithë opinionin publik, i cili duket se ka dënuar njëzëri Aldison Belulaj.
Por ngjarja e rëndë duket se ka lënë plagë të pashërueshme tek familjarët dhe dy të afërmit e Arielës, që panë tek vritej para syve të tyre.
Po flasim për motrën dhe kushurirën e studentes së drejtësisë të cilat jo vetëm ishin të pranishme por iu përgjëruan Aldisonit t’i kursente jetën.
E fundit që ka treguar tmerrin që ka përjetuar vajza e saj ka tezja e studentes së vrarë.
Ajo ka treguar për “News 24″ se vajza e saj ishte e pranishme në vendin ku u vra Ariela nga Aldison Belulaj dhe duket se ka parë e dëgjuar gjithçka.
Tezja e Arielës, N.Lushka, ka rrëfyer se:
Po flisja në telefon me vajzën në monentin e ngjarjes.
Dëgjova gjithçka, nga zhurmat dhe të bërtiturat.
Vajza ime i tha Aldisonit: Ta japim Arielën vetëm mos e vrit.
Vajzat ishin të terrorizura…vetëm dëgjoja ulërima në telefon.”