Një tërmet i fuqishëm ka tronditur qyteti ne Selanikut ditën e sotme. Sipas informacioneve lëkundjet janë ndjerë në orën 6.24 të këtij mëngjesi me magnitudë 5.1. Tërmeti u ndje edhe në Maqedoni.
Tërmeti goditi pas një seri lëkundjesh të cilat nisën rreth mesnatës me një magnitudë prej 3.9, 3.5, 3.0 dhe 3.6 të shkallës Richter.
Lëkundja më e madhe u pasua nga dy tërmete të tjera, njëra prej të cilave ishte 3.2 në orën 6.28 në ora lokale dhe 2.3 në orën 8.26.
Deri më tani, fatmirësisht nuk janë raportuar dëmtime ose lëndime.