Bayern Mynchen ka zhvilluar sot një miqësore për fazën përgatitore të dimrit duke fituar me shifrat 5-3 kundër ekipit të Sonnenhof Grossaspach.
E veçanta e kësaj sfidë është se për bavarezët ka debutuar një 18-vjeçar me origjinë shqiptare, që për më shumë ka lënë gjurmët e tij në këtë takim.
Quhet Meritan Shabani dhe në të kaluarën është grumbulluar me ekipin e parë herë pas here edhe nga Carlo Anchelotti e Pep Guardiola.
Në fakt është spanjolli që aktualisht drejton Manchester City-n, Guardiola, ai që e mori për herë të parë në ekip, kur Meritani ishte vetëm 15-vjeç.
Së fundmi mesfushori nuk preferohet më vetëm në stërvitje pasi trajneri Jup Heynkes e ka aktivizuar sot në ndeshje duke e zëvendësuar me Arjen Rooben.
Shabani e ka justifikuar më së miri besimin e gjermanit pasi në minutën e 50-t, ekzaktësisht 4-r minuta pas zëvendësimit, dhuroi një asist që u shndërrua në gol nga Myller.
Meritan Shabani është shqiptar me origjinë nga Kosova që deri më tani është grumbulluar vetëm 1 herë me ekipin U-18 të Gjermanisë.
https://youtu.be/35UhF16O-f4