Policia italiane arrestoi pak dite me pare nje shqiptar i cili punonte ilegalisht si taksi dhe akuzohet se ka perdhunuar dy kliente.
I riu akuzohet për përdhunimin evajzave por mediat italiane kane publikuar ne baze te burimeve te tyre edhe versionin qe ka dhene shqiptari ne polici për ngjarjen e ndodhur më 11 nëntor të vitit të shkuar.
Me një vajzë “kisha një raport me konsensus, ndërsa tjetrën “nuk më kujtohet, nuk e kam idenë se kush është”.
Kështu është mbrojtur para hetuesve 30-vjeçari shqiptar.
Lidhur me episodin e fundit për të cilin akuzohet, atë të 11 nëntorit të vitit të shkuar, shqiptari tha se me vajzën kishte një raport “konsensual”, pasi morri pjesë në video humoristike të xhiruar nga vajza në fjalë bashkë me dy miq të saj, që hipën gjithashtu në taksinë e tij pranë diskotekës “Old Fashion” dhe zbritën përgjatë rrugës. Ishin pikërisht pamjet e filmuara në këtë video, bashkë me dëshmitë, që çuar efektivët në identifikimin e shqiptarit.
Ndërsa rasti i dytë për të cilin akuzohet, supozohet se daton më 24 korrik 2016. Shqiptari, i cili gjithashtu punon në një piceri, ka thënë se nuk e njeh vajzën e cila e akuzon për dhunë seksuale.