Pas takimit të kreut të qeverisë Edi Rama me naftëtarët, pas një jave protestë intesive nga këta të fundit, ka reaguar kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend. Duke marrë shkas nga ky takim, Petrit Vasili, e cilëson komunikimin e Ramës me naftëtarët, si të OJQ-ve nga ekrani.
Vasili shkruan se naftëtarët vuajnë nga probleme të thella ekonomike, ku nuk kanë bukë për fëmijët, kurse kryeministri sipas tij, shkoi në takim me kostum dhe i parfurmosur. Këtë skemë ai e quan një turp të madh.
”Naftëtarët s’kanë bukë për fëmijët e tyre ky kryeministër i veshur e i ngjeshur, me kostum e me kollare dhe i parfumosur, bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë. Turp i madh dhe gjynah i rëndë”,-shkruan Vasili.
Statusi i plotë
Kryeministri i pashpirt flet me naftëtarët si kryetar OJQ-je nga ekrani. Naftëtarët kanë një hall shumë të madh, që është mbijetesa, thënë thjesht buka e gojës.
Kryeministri në dëgjesat estradë, që bën medemek për të dëgjuar popullin shkon vetë dhe luan komedinë e radhës.
Kurse me minatorët, që kanë lënë djersën e gjakun në naftë kryeministri flet nga ekrani.
Naftëtarët s’kanë bukë për fëmijët e tyre ky kryeministër i veshur e i ngjeshur, me kostum e me kollare dhe i parfumosur, bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë. Turp i madh dhe gjynah i rëndë.