Loading...

Studenti sheh tmerr me sy, tre persona me maska e rrahin dhe i marrin makinën

Tre persona me armë dhe maska dhunojnë studentin në Ksamil, e lidhin dhe i marrin makinën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes, rreth orës 07:30, ndërsa i riu Petro Lula ndodhej në banesën 4-katëshe të familjes së tij.

Tre persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë nga dera e pasme e vilës, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror, e ndodhur në rrugën pranë plazhit “Pema e Thatë”, pronë e familjes Lula, e cila prej shumë vitesh punon e jeton në Greqi.

Pasi ka dëgjuar lëvizje të dyshimta, i riu është zgjuar dhe është përballur me autorët në shkallët e katin e dytë të vilës. Lula është student në Universitetin e Tiranës, filiali Sarandë, në vitin e parë në degën anglisht. Në përballje të papritur me grabitësit, i riu nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për vetëmbrojtje pasi është rrahur keqas e goditur me hekurin e pistoletës që mbante një prej grabitësve deri në gjakosje.

Më pas, tre autorët e kanë lidhur 23-vjeçarin Lula dhe kanë nisur që të kontrollojë banesën duke marrë çfarë kanë mundur të gjejnë. Në fund, kur kanë dalë në oborrin e vilës, kanë marrë çelësat e vilës, të makinës dhe bashkë to edhe makinën tip “Benz”, me targa AA 322 DP dhe janë larguar. Policia e Sarandës, e njoftuar në telefon nga vetë i dhunuari, ka shkuar me të marrë njoftimin në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

12299214_184243021922210_5927680721762888472_n

Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. I dhunuari, 23–vjeçari Lula, është marrë nga të afërm të tij dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, ndërkohë që për ngjarjen janë njoftuar edhe prindërit e tij që jetojnë në Greqi, të cilët janë nisur drejt Ksamilit. Vila katërkatëshe e familjes Lula nga jashtë nuk dëshmonte atë që kishte ndodhur mëngjesin e së premtes.

Por, në katin e dytë të vilës përballeshe me një pamje, që fliste qartë se kishte pasur përleshje. Përtokë shiheshin atletet e studentit, portofoli i tij pasi autorët i kishin marrë të gjitha të hollat që kishte, ndërsa e hedhur përtokë gjendej edhe një kartë identiteti. Pak më tej, në prag të dhomës, kishte njolla gjaku.

Përveç ngritjes së pikave të shumta të kontrollit për kapjen e autorëve, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar. Për t’u marrë në pyetje janë shoqëruar mbi 10 persona, të cilët mund të japin informacion të vlefshëm për grupin hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak, ka rezultuar se: Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur. Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur. Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP dhe janë larguar”, bëhet e ditur nga Policia.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com