Për të pasur një ditë të mirë, ajo duhet filluar mirë që në mëngjes.
Por, jo çdo ditë mund të jetë e mirë, nëse nuk e keni planifikuar si duhet, sepse duhet menduar që energjia e mirë dhe rekalsi, të ju përcjellë tërë ditën.
Ja disa këshilla:
Zgjohuni me kohë Nuk ka ndonjë orë të caktuar se në sa duhet të zgjoheni në mëngjes. Të zgjoheni me kohë, do të thotë ta caktoni alarmin mjaftueshëm herët, saqë nuk do të keni nevojë të përgatiteni me nguti dhe shpejt e shpejt për punë. Zakonisht, nëse zgjoheni vetëm 10 apo 15 minuta më herët, mëngjeset e hershme stresuese bëhen shumë më relaksuese.
Bëni sport
Nëse keni kohë të mjaftueshme, është e këshillueshme që të bëni sport. Nëse nuk keni kohë të shkoni në palestër, apo të vraponi në natyrë, është mirë që në shtëpi t’i zhvilloni disa aktivitete sportive, sepse do t’u ndihmojnë që të jeni më aktiv gjatë ditës.
Hani mëngjes të shëndetshëm Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është mëngjesi, megjithatë shumë e kapërcejnë. Pavarësisht se a ju brengos apo jo pesha, ngrënia e mëngjesit është thelbësore. Ai do t’ju japë energji për punë të mirë dhe koncentrim. Ushqimin duhet ta hani sa më të shëndetshëm, por e rëndësishme është që ta hani mëngjesin.
Planifikoni ditën Kur hyni në zyrë, rezistoni dëshirës që së pari t’i kontrolloni e-mailat, sigurisht përveç nëse punoni në përkrahje teknike. Minutat e parë kaloni duke planifikuar. Cilat janë ato detyra të vogla, por urgjente dhe krejt çka duhet të kryhet sot.
Reduktoni ndërprerjet Nëse dikush apo diçka ju ndërpret në punë do t’ju duhen disa minuta që përsëri ta ktheni fokusin.