Dy vite nga krimi i rëndë, kur shqiptari Klodi Lesi vrau me thikë gruan e tij greke, rrëmbeu një nga fëmijët dhe ma pas përfundoi na burg, ka nja kërkesë për prindërit e viktimës dhe vjehrrin e tij.
Sipas mediave greke, shqiptari që theri me thikë greken Lela Mavromati në banesën e saj na Greqi, kërkon që të flasë me fëmijët.
“Sigurisht që nëna e tyre mungon. Ata duhet të thonë edhe fjalën ‘mami’”,- thotë babai i Lelës, Charalambos Mavromatis.
Ai dhe gruaja e tij kanë marrë në ngarkim dy djemtë dhe thonë se do të bëjnë gjithë sa kanë në dorë që të mbrojnë djemtë që u la vajza e tyre e ndjere si e vetmja trashëgimi.
Por ata kanë frikë nga dhëndri shqiptar, pasi i referohen historisë se shkuar dhe faktit që përpos se u vrau vajzën ai rrëmbeu për 18 ditë edhe djalin.
Sipas tyre fëmijët ende nuk i janë rikthyer mirë jetës, pasi vazhdojnë të jenë në kujdes të mjekëve psikiatër për shkak të traumës së madhe që u la ajo ngjarje.