Mediat italiane kanë zbardhur deklaratën tronditëse të shqiptarit Agim Ajdinaj që ka dhënë në polici. Ai ndodhet nën masën “arrest me burg” për vrasjen makabre të marokenes Khadija Bencheickh, 46-vjeçares me të cilën bashkëjetonte prej një viti.
Para hetuesve shqiptari, teksa ka pranuar krimin, ka rrëfyer se si e ka vrarë të dashurën e tij.
Nga ana tjetër Agimi ka liruar nga gjithë akuzat nipin e tij duke treguar çdo detaj nga ngjarja horror.
Sipas shqiptarit, krimi ndodhi në pjesën e sallonit, në kulmin e një sherri që kishte nisur mes çiftit.
Agim Ajdinaj dëshmoi se:
E godita disa herë në kokë me çekanin e mishit, teksa ishim në sallon, pasi ajo më kishte drejtuar një thikë dhe po me kërcënonte”.
Më tej, ka treguar se ajo ra përtokë e vdekur. Kur e konstatoi se ajo kishte ndërruar jetë, shqiptari tregon se e tërhoqi zvarrë në banjë.
Ai tha:
Aty e preu trupin e gruas në më shumë se 10 pjesë, me një thikë të madhe dhe e futi nëpër qese”.
Shqiptari është ‘kapur mat’ nga kamerat e sigurisë, së paku dy herë. Në fillim mbrëmjen e 29 dhjetorit, teksa është para të hynte në banesë së bashku me marokenen, e cila nuk doli më prej asaj nate, ndërkohë që vetëm pak orë më parë, u fiksua teksa dilte me qese në duar, brenda të cilave ishin pjesë të trupit të bashkëjetueses së tij, që e kishte bërë copa-copa.