Arritja e standardeve eurpiane është një sfidë e madhe e Shqipërisë, ndërkohë që përpjeket në këtë drejtim dhe reformat vijojnë. Me sa duket Shqipëria e ka arritur një “standard” europian, sa i takon divorceve, një problatikë në shoqërinë tonë.
Nga të dhënat e fundit statistikore të INSTA, Shqipëria radhitet në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket divorceve, pasi më 100 martesa 24.7 përfundojnë në ndarje.
Kjo është një shifër shumë më e lartë se e vendeve fqinje të rajonit por është në të njëjtin nivel me atë të vendeve të BE.
Po ashtu statistikat tregojnë se jo vetëm është rritur numri i divorceve, por edhe ka rënë edhe numri i martesave duke arritur edhe një standard tjetër europian.