Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e një shijaksi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në fshatin Karpën, Shijak, në oborrin e banesës së shtetasit S.B. 56 vjeç.
Policia informon se persona të paidentifikuar kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në lidhje me ngjarjen, nga ana e uniformave blu janë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 84 dhe 278/7 të Kodit Penal.