Loading...

Shoqata Tragjasi nis kerkesen drejtuar Edi Rames – ‘Kerkojme qe Tragjasi … ‘! Zbardhet letra e plote

Pas projektit të Rilindjes Urbane në mandatin e parë qeverisës, në të dytin ‘Rama 2’ është fokusuar të fshatrat, pra Rilindja Rurale.  Kryeministri pas mbledhjes ditën e parë në Lezhë ka dalë në një konferencë për media ku ka treguar mes të tjerash edhe vendimin për fshatrat.

Kryeministri eshte shprehur se “Një tjetër vendim i rëndësishëm është përcaktimi i një liste, pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive në rang territori, të 100 fshatrave në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural, për të krijuar modelin e ri të këtij zhvillimi që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale.Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, ka të bëjë me diversifikimin e ekonomisë, me zhvillimin e kapitalit social, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore e me radhë” deklaroi ai,

Rilindja rurale me 100 fshatrat e parë ishte njëri nga vendimet që mori qeveria sot në Lezhë, ndërsa në ditët në vijim do të prezantohet edhe plani për agro-turizmin.

Shoqata atdhetare kulturore Tragjasi i ka derguar nje kerkese zyrtare Kryeministrit Edi Rama me subjekt ‘ Kerkese per perfshirjen e Tragjasit ne 100 fshatrat me status te vecante’.

Ne kerkesen e saj shoqata Tragjasi shtron argumentat e saj perse Tragjasi duhet perzgjedhur ne 100 fshatrat me status te vecante :

1- Tragjasi mund te behet qender historike natyrore

2- Ne burimet e Izvorit te behet nje park rajonal turistik

3-Mund te behen kooperime familjesh bujqesore dhe shtimi i fermave organike ne bujqesi dhe pemtari.

4- Ka kushte te favorshme per zhvillimin e agroturizmit

5-Zhvillimi i blektorise dhe industrise se perpunimit te produkteve

6-Mundesi e mire per ndertimin e vilave dhe fshatrave turistike

7-Kerkohet shtrimi i rrugeve brenda fshatit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com