Ekzekutimi i liderit të partive serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviç ka sjellë një varg reagimesh edhe në Shqipëri.
Madje për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se vrasja e Ivanoviç është një akt i dënueshem me prapavijë politike.
E për Berishën pas këtij atentati qendrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe të llojit ‘Dora e Zezë”, që tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.