Nha Sejmen Gjokoli
ORIKU ÇEL AKTIVITETET – 2018
Kanë qenë dy klasat e 9- ta të shkollës 9 – vjeçare “ Balil Pelari” të Orikumit ato që kanë çelur veprimtaritë masive në Parkun Arkeologjik të Orikut për vitin 2018.
Shkolla “ Bilal Pelari” ka disa vite që është ikuadruar si një nga “ Miqtë e Monumenteve” pranë DRKK, Vlorë e më konkretisht në bashkëveprim me Parkun e Orikut.
Në kuadër të nismës “ Edukim përmes Kulturës” në bashkëpunim edhe me DAR, Vlorë, në mjediset e Parkut u zhvillua sot një orë mësimi e hapur me objekt “Trashëgimia Kulturore materiale e shpirtërore dhe Parku i Orikut” – si një shembull konkret dhe i jashtëzakonshëm i kësaj Trashëgimie.
Pastaj u kalua në disa lojna dhe rite popullore ku, veç të tjerash, u ndoq me kreshëri “ Loja e krahut” edhe si evokim nga koha e Skënderbeut, në vitin e Skënderbeut.
Në fund, shefi i trashëgimisë jo materiale z. Thanas Çaçi, shpërndau çertifikatën “ Mik i Monumentit” akorduar shkollës “ Bilal Pelari” akorduar nga DRKK Vlorë.
Pastaj nxënësit në mënyrë të organizuar vizituan monumentet arkeologjike të Parkut të cilat janë të gjitha të sksesueshme dhe në dispozicion të vizitorëve.