Shesin mend vazhdimisht se kanë studiuar jashtë shtetit, por 27 deputetë shiptarë duket se rezultojnë pa diplomë në Ministrinë e Arsimit.
Nëpër CV e tyre shkruajnë se kanë kryer studime bachelor, master ose doktoraturë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Universitete Perëndimore, por duket se shteti nuk “mendon” të njëjtën gjë.
Nëse dikush ka kryer studimet jashtë vendit, diploma e tij mund të njihet vetëm nëse kalon nga Ministria e Arsimit (sot MARS).
Por pasi Instituti i Studimeve Politike iu drejtua me kërkesë MASR për 32 deputetë, zbuloi se nga 32 diploma të deputetëve vetëm 5 raste janë njohur nga shteti shqiptar.
27 deputetë nuk e kanë bërë kërkesën për njohjen e diplomës dhe nëse ato ekzistojnë nuk njihen ende nga shteti shqiptar.
Deputët pa diploma duket se janë , Aldo Bumci, Alket Hyseni, Arben Ahmetaj, Blendi Çuçi, Blerina Gjylameti, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni, Ervin Bushati, Evis Kushi, Fatmir Velaj, Genc Pollo, Jorida Tabaku, Kejda Gjosha, Kleiv Balliu, Lefter Koka, Lulzim Basha, Mirela Kumbaro, Petrit Vasili, Olta Xhaçka, Rugona Hajdari, Sadri Abazi, Sednida Mesi, Shezi Rokaj, Taulant Balla, Tom Doshi, Valentina Duka.
Vetëm 5 deputetë kanë bërë njohjen e diplomave: Elisa Spiropali (PS) në SHBA dhe Endri Hasa (PD) në Itali, studimet master Albana Vokshi (PD) në SHBA, diplomë specializimi Edlira Bode (PS) në Itali dhe doktoraturë Elona Gjebrea (PS) në Mbretërinë e Bashkuar.
Kemi të bëjmë me harresë apo mungesë interesi nga vetë deputetët? Apo në rastin më të keq, kemi të bëjmë me deklarime fiktive, sidomos për deputetët në moshë ende të re?
Loading...